50 Cent u është përgjigjur gjithë memeve, kritikave dhe ofendimeve që mori për shtimin në peshë pas daljes së tij të fundit në “Super Bowl”.

Old School hip-hop elektrizoi skenën e “Super Bowl Halftime Show” më 13 shkurt duke u konsideruar gjerërisht si një nga shfaqet më argëtuese të viteve të fundit. Në ngjarjen më të ndjekur amerikane të futbollit, Dr. Dre, Snoop Dogg, Eminem, Mary J. Blige, 50 Cent, Eminem dhe Kendrick Lamar dhuruan një super spektakël që shënoi herën e parë që artistët e hip-hopit ishin këngëtarët kryesorë të shfaqjes. I ftuari surprizë ishte 50 Cent, i cili interpretoi hitin “In Da Club”.
Ai e nisi performancën me kokën poshtë ashtu si në videoklipin e këtij hiti të publikuar para afro dy dekadash. Mirëpo, ndryshe nga atëherë, reperi ka shtuar në peshë dhe nuk kishte më një trup të palestruar. Kjo e bëri atë shënjestër të talljeve nga përdoruesit e rrjeteve sociale.
“A nuk është shumë i rëndë për t’u varur me kokën poshtë/ 50 Cent tani duket si një dollar i plotë, jo sa gjysma e tij/ Më shumë duket si 75 cent/ Shikojeni inflacionin, 50 Cent është ngritur në një dollar të plotë” – janë disa nga komentet tallëse që qarkulluan në Internet.
Sakaq, reperi ka reaguar për herë të parë rreth këtyre ofendimeve. 50 Cent iu përgjigj të gjithë njerëzve që kishin diçka negative për të thënë në lidhje me trupin e tij.
“E quaj këtë një ngacmim ndaj meje. Ata thjesht po më ngacmojnë sepse e dinë që unë mund të bie nga pesha. Kjo është arsyeja pse unë qesh me ta. Të tallësh dikës për trupin ndodh vetëm kur ju keni turp nga pesha juaj. LOL.“
© Panoramaplus.al
