28 Maj, 2024

U bë baba për herë të parë, Luizi publikon foton e ëmbël me vajzën e tij, Luna Mari Ejlli


Moderatorja Kiara Tito dhe Luiz Ejlli disa javë më parë janë bërë prindër për herë të parë, e vogla e tyre Luna Mari Ejlli ka ardhur në jetë.

Këngëtari shkodran ditën e sotme ka ndarë me ndjekësit një foto të ëmbël me vajzën e tij.

I shtrirë në shtrat duke përqafuar dhe puthur të voglën e tij, artisti i ka mbuluar me dorë fytyrën Lunës, duke mbajtur të fshehtë imazhin bukuroshes.

Kujtojmë që këngëtari ka treguar se vajza i ka ngjarë atij në tipare dhe jo Kiara Titos, megjithëse Luna është akoma e vogël për të kuptuar se tiparet e cilit prind ka trashëguar.

© Panoramaplus.al