13 Prill, 2022

U arrestua në vitin 2019 për ngacmim seksual, aktori i njohur pranon për herë të parë akuzat: Kërkoj falje që kam…


Aktori Cuba Gooding Jr është shpallur fajtor këtë të mërkurë për akuzën ‘prekje të dhunshme’ ndaj disa grave, të cilën vetë ai e pranoi. 

Çështja e stërzgjatur penale akuzonte yllin fitues të Oskarit për dhunimin e tre grave të ndryshme në pika të ndryshme nate në Manhattan në vitet 2018 dhe 2019.

Deklarimi i fajësisë erdhi gati tre vjet pas arrestimit të Gooding në çështjen që pati disa vonesa pasi avokatët e tij kërkuan të reduktonin ose pushonin akuzat.  Gooding pranoi gjithashtu se kishte nënshtruar edhe dy gra të tjera në kontakt fizik jo-konsensual në tetor 2018 dhe qershor 2019.

“Kërkoj falje që kam bërë ndonjëherë dikë të ndihet i prekur në mënyrë të papërshtatshme”, tha ai në gjykatë, sipas The New York Times .

Aktori do të shmangë burgun si pjesë e pranimit të fajësisë, por duhet të vazhdojë trajtimin që po merr kundër alkoolit dhe përmirësimit të sjelljes që filloi në 2019 edhe për gjashtë muaj të tjerë.

Gooding, u arrestua në qershor të vitit 2019 pasi një grua 29-vjeçare i tha policisë se i shtrëngoi gjoksin pa pëlqimin e saj në Magic Hour Rooftop Bar & Lounge pranë Times Square.

Disa muaj më vonë, ai u akuzua në dy raste të tjera pasi më shumë gra u paraqitën për ta akuzuar për abuzim.  Gooding më parë ishte deklaruar i pafajshëm për gjashtë akuza për kundërvajtje dhe mohoi të gjitha akuzat për ngacmim dhe dhunim.

 

© Panoramaplus.al