6 Prill, 2018

U arrestua dhe u dërgua në psikiatri, ja vendimi që mori gjykata për Vali Corleonen


Një muaj më parë bëri bujë në media lajmi se personazhi shumë i famshëm, Vali Corleone është arrestuar nga policia. Arrestimi i tij erdhi për kanosje dhe ngacmim të prindërve dhe u dërgua në psikiatri për shkak të sjelljes agresive.

Sipas Prokurorisë nën kërcënimin e armës, Corleone kishte dëbuar prindërit nga shtëpia.

Ndërkohë pas qëndroi 30 ditë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë sot vendimin.

Kjo e fundit i ka caktuar Corleones masën e detyrueshme të vizitave në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan.

Zyrari Sabit Shkodra e ka bërë të ditur lajmin për “Kallxo.com” duke u shprehur: “Të pandehurit P. V., i është shqiptuar masa e detyrueshme psikiatrike në liri, në kohëzgjatje prej 6 muajve në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan”.

© Panoramaplus.al