17 Dhjetor, 2020

“U arratisa dhe babai nuk më ka folur gjashtë muaj”- Nik Xhelilaj rrëfen të pathënat e jetës së tij


Aktori shqiptar, Nik Xhelilaj ka treguar shumë detaje në lidhje me jetën e tij që nuk i kemi ditur më parë.

nik xhelilaj (8)

I ftuar në emisionin radiofonik “Pardon my french” në “Top Albania Radio”, Xhelilaj zbuloi se në moshën 14-vjeçare  ka bërë një shkollë ushtarake në Turqi, me detyrim nga prindërit.

nik xhelilaj (6)

Për këtë arsye, ai vendosi të mos e vazhdonte dhe të arratisej prej saj.

Aktori rrëfeu se kjo gjë i kushtoi shtrenjtë, pasi i ati nuk i foli për gjashtë muaj me radhë.

nik xhelilaj (5)

Kam qenë 14 vjeç kur shkova në Turqi, kujtoja se kishte qenë ideja vetëm e babit që të shkoja atje, por tani në pandemi kur isha në Shqipëri në mars, para se të ikja më thotë mami: ‘jo jo… unë aplikova emrin tënd…’

nik xhelilaj (3)

Edhe që të më vinte nga mami kjo surprizë nuk e dija, paska qenë mami fajtore… Në ato vite më kujtohet rruga që bëja nga ‘Pallati Kulturës’ deri në Stamboll me autobus dhe në ’97-‘98 unë e lash shkollën.

nik xhelilaj (4)

Vetëm 4 muaj qëndrova dhe u arratisa. E kisha të vështirë se isha i vetmi që vija nga Tirana. Nja 6 muaj nuk më ka folur babai. Ai i shkreti nja tre muaj rresht blinte biletën që të nisesha të hënën për Stamboll”,- rrëfeu Xhelilaj.

nik xhelilaj (2)

Ndërsa në lidhje me karrierën, Niku zbuloi se së shpejti do të shfaqet me një rol episodik në një serial gjerman, i cili do të dalë në muajin mars në “Amazon Prime”.

nik xhelilaj (1)

Projekti më i ri do të jetë një serial gjerman, do të jetë një rol episodik. Në këtë projekt nuk do të kem rolin e protagonistit, por do të jem në çdo seri. Seriali del në mars, në ‘Amazon Prime’”,- tregoi aktori shqiptar.

© Panoramaplus.al