5 Janar, 2024

U aludua se Enxhi Nasufi do të prezantojë “Big Brother Fan Club”, moderatorja flet për herë të parë dhe zbulon të vërtetën


Sezoni i tretë i “Big Brother VIP” do të startojë me 13 janar 2024, ndërsa së bashsku me të do të fillojë edhe “Big Brother Fan Club” përmes së cilit do të bëhen për përmbledhjet javore.

Prej disa ditësh në rrjet po qarkullojnë lajme se Enxhi Nasufi do të moderojë këtë spektaklë.

Megjithatë së fundmi moderatorja ka folur për herë të parë në emisionin “Ëake UP”, ku iu ka dhënë fund njëherë e mirë zërave.

“Nuk di gjë nëna juaj. Ua dhashë përgjigjen”– tha ajo, ndërsa tregoi se pot i vingte një ftesës e tillë për të moderuar këtë emision do të pranonte me kënaqësi.

“Sigurisht që po. Po, pranoj të martohem me ‘Big Brother Fan Club’, meqenëse ka qenë dhe vit propozimesh”- u shpreh Enxhi.

Kujtojmë që disa ditë më parë moderatorja u shpall fituesja e konkursit të kërcimit “Dancing with the Stars”.

© Panoramaplus.al