16 Prill, 2022

U akuzua se përdhunoi të miturën, Gjiko habit me veprimin e fundit


Reperi i njohur Asdren Gjikolli ose i njohur ndryshe si Gjiko po përballet me një moment të vështirë në jetën e tij. mediat në Kosovë kanë publikuar detaje nga historia e përdhunimit me një të mitur në vitin 2015.

Ndonëse reperi ka mohuar çdo akuzë, historia dhe beteja ligjore vijon.
Së fundmi, reperi i njohur ka bërë me dije përmes Instagramit se do të sjellë në treg këngën e tij më të re’’

‘’17.04.2022.Ora 14:00 Qëndroni në pritje’’, ka shkruar Gjiko në postimin e bërë.

Kujtojmë këtu se lidhur me situatën ligjore të reperit mediat kosovare kanë publikuar edhe dëshminë e vajzës që pretendon se është mashtruar dhe përdhunuar nga reperi. E mitura, viktima në këtë rast ka deklaruar para hetuesve se sa herë ka kryer marrëdhënie seksuale me Gjikon ka qenë nën ndikimin e narkotikëve.
“Sa herë jam takuar me Asdrenin më ka dhënë drogë, sa herë që kam kryer marrëdhënie seksuale me Asdrenin kam qenë nën ndikim të narkotikëve”, thuhet në dëshminë e viktimës. “Substancën narkotike i pandehuri Gjikolli e kishte pasur të vendosur në dhomën e pritjes në një kuti dhe çdo herë i ka dhënë narkotikë e më pas kanë pasur marrëdhënie seksuale, duke theksuar se “këtë nuk do ta bënte asnjëherë po të ishte në gjendje normale, mirëpo meqenëse ka qenë nën ndikim të narkotikëve i ka pranuar lehtë kërkesat e tij”, thuhet më tej në aktakuzë të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi. Viktima ka deklaruar para organeve të drejtësisë, se Asdren Gjikolli dhe V. kanë bërë edhe fotografi dhe video incizime derisa ajo ka kryer marrëdhënie me Gjikon.

© Panoramaplus.al