4 Janar, 2025

U akuzua se furnizoi me drogë Liam Payne para vdekjes së tij tragjike! Arrestohet ish-punonjësi i hoteli ku qëndroi këngëtari, ja sa vite burg rrezikon


Një ish-punonjës i hotelit CasaSur Palermo në Argjentinë, ku vdiq Liam Payne , është arrestuar pasi dyshohet se ka furnizuar ish-anëtarin e One Direction me drogë që çoi në vdekjen e tij më 16 tetor.

Braian Nahuel Paiz u arrestua nga policia jashtë shtëpisë së tij në Buenos Aires, më 3 janar, konfirmoi avokati i tij, Fernando Madeo Facente për People. Ai thuhet se përballet me 4 deri në 15 vjet burg.

Paiz, i cili punonte si kamerier në një nga restorantet e hotelit, ka mohuar të gjitha akuzat.

Në nëntor, ai i tha Telefe Noticias se nuk e furnizonte Payne me drogë, por pranoi se të dy konsumonin alkool dhe përdorën  drogë në dhomën e hotelit.

“Ata thonë se ai nuk ishte nën ndikimin e drogës para se të arrinte në [CasaSur], por nga analizat e kryer doli se ai ishte nën ndikimin e drogës,”pohoi Paiz për agjencinë.

Ish-punonjësi i hotelit pretendoi se u takua me Payne për herë të dytë më 13 tetor, kur këngëtari dyshohet se i kërkoi detajet e kontaktit të shitësit të drogës, të cilat punonjësi ia dha.

“Kemi kaluar natën, kemi pirë drogë së bashku dhe kemi kaluar mirë”, pohoi më tej Paiz.

© Panoramaplus.al