Vokalisti i grupit legjendar Coldplay, Chris Martin, ka komentuar me humor incidentin viral që ndodhi gjatë një koncerti të tyre në Boston, ku kamera zbuloi një çift në një moment të sikletshëm, që më vonë rezultoi të ishte një marrëdhënie jashtëmartesore.

Në koncertin e mbajtur të shtunën, më 19 korrik, Martin u drejtua me humor publikut, duke thënë:
“Do të donim t’ju përshëndetnim disa prej jush në audiencë. Mënyra se si do ta bëjmë këtë është përmes kamerave tona, duke ju treguar në ekranin e madh. Pra, ju lutemi, nëse nuk e keni lyer ende fytyrën, lyejeni tani!”
HE’S SO UNSERIOUS pic.twitter.com/8HpHPr0REU
— monica 🌙 (@weeklycoldplay) July 20, 2025
Ky koment u prit me të qeshura nga publiku, duke iu referuar drejtpërdrejt incidentit të ndodhur disa ditë më parë, kur kamera e puthjes gjatë koncertit në Boston kapi Andy Byron, drejtor ekzekutiv i kompanisë Astronomer, duke përqafuar në mënyrë intime Christine Cabot, drejtore e burimeve njerëzore në të njëjtën kompani.
Momenti u bë shpejt viral pasi çifti, i cili më vonë u identifikua nga përdoruesit në rrjet, reagoi me nervozizëm dhe tentoi të fshihte fytyrat sapo e kuptuan që ishin në ekranin gjigant të koncertit. Videoja ka grumbulluar dhjetëra miliona shikime dhe shkaktoi një stuhi reagimesh në internet.
Coldplay’s Chris Martin accidentally exposes astronomer CEO Andy Byron having an affair with his HR chief Kristin Cabot. pic.twitter.com/GMa2g0EiK3
— Pop Crave (@PopCrave) July 17, 2025
Pas presionit publik dhe etik, Byron dha dorëheqjen si CEO i Astronomer. Në një deklaratë zyrtare të lëshuar të shtunën, kompania theksoi:
“Ne presim që udhëheqësit tanë të vendosin standarde për sjelljen dhe llogaridhënien. Andy Byron ka paraqitur dorëheqjen e tij dhe Bordi e ka pranuar atë.”
Deri në emërimin e një CEO të ri, bashkëthemeluesi i kompanisë, Pete DeJoy, do të shërbejë si drejtues i përkohshëm.
© Panoramaplus.al

