Ai ishte dëshmitar i vrasjes brutale të reperit të njohur Tupac Shakur më 1996. Turma e adhuronte, publiku duartrokiste për të dhe për brezin e të rinjve ai ishte kthyer në një njeri frymëzues.
Sot, më shumë se dy dekada pas vrasjes që tronditi botën, Suge Knight i ka shtuar edhe më shumë dyshimeve teorive konspirative rreth Tupac, duke thënë se beson se ai mund të jetë ende gjallë.
Producenti dhe bashkë-themeluesi i studios ‘Death Row Records’, 52 vjeç, i bëri këto pretendime duke folur për Fox mbi temën ‘Kush e qëlloi Biggie-n dhe Tupac-un’
Ai tha se pikëpyetjet rreth përkeqësimit të papritur të gjendjes së Tupac në spital, e bënë atë që të mendonte se ai mund të jetë ende gjallë.
Spekulime rreth asaj se Tupac mund të jetë gjallë dhe mund ta ketë ‘falsifikuar’ vdekjen e tij kanë shumë kohë që qarkullojnë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al