Ish-banorja e Big-Brother Vip Kosova Kader Kicaj, njoftoi disa ditë më parë me një postim në Insagramin e saj ndarjen nga Lumbardh Salihu.

Dyshja shumë e dashur për publikun nisën një romancë dashurie brenda shtëpisë së Big-Brother Vip Kosova e cila duket se nuk pati fund të lumtur.

Deri më tani asnjëri prej banorëve të BBVK nuk ka dalë të flasë publikisht rreth asaj cfarë ka ndodhur mes tyre por ajo që është vënë re së fundmi janë kunjat që ish-çifiti i hedhin njëri tjetrit.

Ditë më parë Lumbardhi postoi një foto nga Prizreni dhe përbri shkruante: “Ani zemër”.

Ndërsa vetë Kader i’a ka kthyer ish-partnerit të saj menjehërë përgjigjjen me një postim teksa shkruan: “Tung,tung zemër”, një shprehje me të cilën ajo indetifikohej në Big-Brother.

Sipas disa postimeve nga ana e Kaderit janë ngritur dyshime se Salihu mund të jetë bërë shkak për ndarjen e tyre.
Pak pas njoftimit të ndarjes, ajo reagoi sërish duke ndarë një mesazh emocional që i cili shkaktoi reagim të madh në rrjetet sociale.
Ajo postoi nj foto të saj në InstaStory ku shkruante: “Një dhimbje me fund është më mirë sesa një dhimbje pa një fund,” ka shkruar Kaderi, duke lënë të kuptohet se ndarja mund të ketë qenë e dhimbshme për të dhe se diçka e veçantë mund ta ketë lënduar.”

Menjeherë pas kësaj ndodhie të dy personazhet duket se kanë vazhduar jetën e tyre, Lumbardhi është kthyer në vendlindjen e tij ndërsa Kader ka zgjedhur Turqinë si destinacionin e projekteve të reja.

