Këngëtarja Demi Lovato i dha fund marrëdhënies me aktorin e njohur, Max Erich, vetëm dy muaj pas fejesës.

Aktori duket se e ka përjetuar keq ndarjen, pasi është fotografuar duke qarë në vendin ku i propozoi Lovatos, raporton “The Sun”.

Por, duket se 28-vjeçarja e ka hedhur çdo gjë pas krahëve, sepse tre javë pas ndarjes, ajo është fotografuar duke u argëtuar nën shoqërinë e Mod Sun.

Ata janë parë në një makinë duke qeshur pranë njëri-tjetrit dhe dukeshin shumë të afërt.

33-vjeçari është ish-partneri i aktores, Bella Thorne. Ata u ndanë në vitin 2019, pas një lidhjeje 15-mujore.






