Këngëtarja e njohur, Morena Taraku kohët e fundit nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ajo shihet se po bën një distancim nga llogaritë e saj në të cilat numëron miliona njerëz.

Mirëpo së fundi Morena tërhoqi vëmendjen e medias rozë me disa postime që ka hedhur në “InstaStory”. Ajo ka publikuar disa trëndafila të punuar në mënyrë të veçantë të cilët mesa kuptohet janë dhuratë për të.

“Çfarë mendoni për këtë? Një art i vërtetë për të shprehur dashurinë”, shkroi në një postim.

“Të dua”, vazhdoi ajo me postimin tjetër.

Pas këtyre fotove Taraku nuk ndau më detaje të tjera me ndjekësit por ajo na la të dyshojmë se mund te ketë nisur një lidhje të re dashurie.

Vitet e fundit Morena ka zgjedhur Turqinë si vend për të jetuar, pas ikjes atje këngëtarja është munduar ta mbajë jetën e saj sa më private.

Kujtojmë që 3 vite më parë u aludua se këngëtarja ishte në një lidhje dashurie me këngëtarin turk Berdan Mardini. 43-vjeçari sapo ishte divorcuar asaj kohe nga bashkëshortja e tij Fatoş Yelliler me të cilën kishte dhe dy fëmijë.

Asnjëri nga këngëtarët nuk pohoi publikisht se kishin diçka mes tyre por ai u kishte thënë miqve të tij:
Tek Morena kam përjetuar ndjenjën e vërtetë të dashurisë. Jam shumë i lumtur kur jam me të, nisa të jetoj nga e para”.

Shtojmë që edhe atëherë Morena Taraku publikonte shpesh buqeta të luleve dhe dhuratave luksoze që i dërgonte partneri, megjithatë në asnjë moment nuk e zbuloi identitetin e tij.
© Panoramaplus.al
