6 Tetor, 2020

Trekëndëshi i dashurisë/ Pas akuzave se u lidh me shokun e të dashurit, modelja rrëfen marrëdhënien me Neymar dhe Malumën


Trekëndëshi i dashurisë mes Malumës, ish-partneres së tij Natalia Barulich dhe Neymar pushtoi titujt e mediave pak kohë më parë pasi ylli i PSG i mori të dashurën këngëtarit.

Për herë të parë, modelja ka thyer heshtjen rreth këtyre thashethemeve duke folur për marrëdhënien e saj me futbollistin.

“Nuk e di pse mediat mendojnë se jemi bashkë,”- u shpreh ajo, pas akuzave se u lidh me Neymar, i cili në atë kohë ishte shoku i ngushtë i Maluma-s.

Më shumë se një muaj pas polemikave, Natalia Barulich zgjodhi të flasë duke hedhur poshtë thashethemet  se është në një lidhje dashurie me sulmuesin e PSG.

Modelja kroate tha për “Ventaneando” se mes saj dhe futbollistit nuk ka asgjë më shumë sesa miqësi.

“Ai është një mik i mirë dhe nuk e di pse mediat mendojnë se jemi bashkë, vetëm sepse bëmë një session fotografik. Neymar është një mik i shkëlqyer, gjithmonë ka qenë një djalë i shkëlqyer”- u shpreh Natalia.

Më pas, ajo foli edhe për marrëdhënien me ish të dashurin, Maluma-n, si edhe thashethemet se kënga e tij “Hawaii” i ishte kushtuar asaj.

“Nuk e besoj asgjë në lidhje me këtë. Nuk e di nëse ma kushtoi mua. E vërteta është se nuk më intereson, është pjesë e së kaluarës sime dhe dua ta lë atje, ishte një përvojë në jetën time për të cilën nuk pendohem. Por është koha ta kapërcejmë këtë, sepse jemi ndarë prej një viti,”– përfundoi Natalia.

Sipas modeles, ajo dhe Maluma janë ndarë në mënyrë miqësore nga njëri-tjetrit, ndërsa marrëdhënia me Neymar nuk shkon përtej një shoqërie të fortë.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al