7 Gusht, 2018

Trejsi Sejdini nuk fshihet më, zbulon mashkullin që i ka “vjedhur” zemrën


Pak kohë më parë Trejsi Sejdini u shpall “Miss Universe 2018”. Por fillimisht ajo  bë e njohur nga një video që u shpërnda me shpejtësi vite më parë, ku ajo së bashku me miqtë dhunonin fizikisht një djalë.

 

E që nga ajo kohë atë e kanë konsideruar se “gangsterja e Elbasanit”. Ndërsa tani pritet që Trejsi shumë shpejt të përfaqësojë vendin tonë në Amerikë.

Por siç duket modelja ka marrë disa ditë pushimi nga përgatitjet e saj dhe i është përkushtuar jetës private.

Trejsi ka vendosur që të prezantojë të dashurin e saj. Ajo ka publikuar një foto në “Instastory” ku shfaqet përkrahë të dashurit të saj, të cilit ka zgjedhur mos t’ia tregojë fytyrën.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al