14 Tetor, 2020

Tre muaj pas vdekjes tragjike të Kelly Preston, John Travolta i uron ditëlindjen bashkëshortes me foton nga dita e dasmës


John Travolta ka kujtuar bashkëshorten e tij të ndjerë, Kelly Preston në ditën që do kishte qenë 58 vjetori i saj i lindjes.

Tre muaj pasi aktorja humbi betejën dy-vjeçare me kancerin e gjirit, Travolta publikoi një foto të tyre të dasmës në vitin 1991 bashkëngjitur me një foto prindërve të tij nga dita e tyre e dasmës.

“Urime ditëlindjen shpirt,”– shkroi aktori i famshëm. “Gjeta këtë foto të dasmës së mamit dhe babait tim. Ishte bukur ta shihja së bashku me foton tonë të martesës.”

Çifti janë prindër të tre fëmijëve, Ella, 20 vjeç dhe Benjamin, 9-vjeç, si edhe të djalit Jett, i cili vdiq në moshën 16 vjeçare pasi pësoi një krizë në vitin 2009.

Kelly Preson vuajti për dy viti nga kanceri i gjirit por e mbajti të fshehtë lajmin.

Vdekja e saj e papritur për publikun u njoftua nga bashkëshorti i saj prej gati 29 vitesh, John Travolta i cili shkroi në një postim në rrjetet sociale: “Ju informoj se gruaja ime e bukur Kelly ka humbur betejën e saj dy-vjeçare me kancerin e gjirit. Ajo luftoi në mënyrë të guximshme, me dashurinë dhe mbështetjen e kaq shumë njerëzve.”

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al