21 Janar, 2021

Tre breza në një foto, Gold Ag publikon foton krah nënës dhe djalit të tij


Gold Ag dhe partnerja e tij, Ermira Shkodra, mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë më 28 nëntor.

Dhe herë pas here çifti publikojnë foto me djalin, që e quajtën Gueril, në rrjetet sociale por pa i zbuluar imazhin.

Së fundmi, Gold Ag ndau me ndjekësit një imazh ku shihen tre breza në një foto, vetë reperi, nëna e tij dhe vogëlushi.

Gueril mbante një kapuç të kuq në kokë teksa qëndronte në krahët e babait të tij, ndërsa gjyshja e shikonte me dashuri.

Në një intervistë për Prive pak kohë më parë, Gold Ag foli për ndjesinë e të bërit baba duke thënë se është e papërshkrueshme.

“Një ndjenjë shumë e mirë, e papërjetuar ndonjëherë, nuk e di a ka me pasur ndonjëherë ndjenjë më të mirë në botë, veç kuptohet nëse vjen fëmija tjetër. Ama kjo ndjenjë është e papërshkrueshme”- u shpreh ai.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al