Që prej tragjedisë së nëntorit të 2021 në Astroworld, fansat nuk kanë dëgjuar muzikë të re nga Travis Scott. Tashmë reperi i Houston ka sjellë projektin më tëri muzikor “Hold That Heat”, një bashkëpunim midis Future dhe producentin Southside .

Kënga vjen së bashku me një video të drejtuar nga Philip Andelman, me zinxhirë, striptiste dhe rreze lazer. Travis mban një aligator ndërsa qëndron në ambientet e një moteli.

Rikujtojmë se performanca e Travis Scott në Festivalin Astroworld në Hjuston, u kthye në tragjedi kur tetë persona ndërruan jetë dhe 300 të tjerë u lënduan, për shkak të një turme që nisi të shtynte.
Rreth 50,000 njerëz ishin prezentë në festivalin e muzikës të mbajtur në natyrë në “NRG Park”, kur incidenti ndodhi pak pas orës 21:00.

“Turma filloi të shtyhej dhe të shtohej drejt pjesës së përparme të skenës, gjë që bëri që njerëzit në pjesën e përparme të ngjisheshin. Ata nuk qenë në gjendje t’i shpëtonin asaj situate. Njerëzit filluan të rrëzoheshin, të humbnin ndjenjat dhe kjo krijoi panik shtesë.
Më shumë se 300 njerëz u trajtuan në spitalin e ngritur pranë festivalit. 23 persona u dërguan në spitale, 11 prej të cilëve ishin në gjendje kritike dhe 8 prej tyre vdiqën. Një pacient ishte 10 vjeç dhe nga kontrolli i fundit ishte në gjendje kritike“- tha tha shefi i zjarrfikësve të Houston, Sam Pena për “CNN”.
Njerëzit që morën pjesë në koncert ndanë në rrjetet sociale kaosin që u krijua. Personeli mjekësor ishte aq i mbingarkuar me lëndimet saqë disa anëtarë të publikut u përpoqën të jepnin ndihmën e shpejtë. Nga transmetimi i drejtpërdrejtë, Scott dukej se ndali performancën, ndërsa një ambulancë po drejtohej në vendngjarje.


