Reperi Travis Scott po përpiqet të rikthehet në muzikë me paraqitjen e tij të parë pas koncertit të tij në “Astroworld” në nëntor ku humbën jetën 10 persona dhe pati të lënduar të shumtë.

Scott, i cili ka marrë pjesë në disa festa private VIP që nga festivali famëkeq, është planifikuar të dalë në skenë në Miami më 7 maj gjatë Çmimit të Madh të Formula 1 në E11even. Gara pritet të tërheqë njerëz të shumtë teksa raportohet se dhomat e hotelit do të kushtojnë deri në 120,000 dollarë për natë. Sipas Bloomberg, tavolinat në klubin e njohur variojnë nga 5,000 deri në 100,000 dollarë, që do të thotë se organizatorët i kanë dhënë Scott një shumë të majme.
Përmes një postimi në Instagram klubi njoftoi çmimet e biletave gjatë fundjavës, por postimi tashmë është hequr. Sipas “Page Six” kjo ka ndodhur në mënyrë që ata të mund të përditësojnë materialet e marketingut. Reperi, i cili ka qëndruar larg mediave dhe vëmendjes pas katastrofës, është duke u kthyer sërish në sy të publikut.
Ai është paraqitur në këngën e reperit Future dhe producentit Southside, “Hold That Heat”, e cila u publikua këtë fundjavë dhe shfaqet në videoklipin. Ndërsa u tërhoq nga Coachella, ai performoi në një festë private dy javë më parë në ‘Bootsy Bellows’. Travis gjithashtu mori pjesë në një festë në Bel Air në mars para Oscars para të ftuarve që thuhet se përfshinin Leonardo DiCaprio, Venus dhe Serena Williams.
Scott ka pohuar se nuk ishte në dijeni që njerëzit në turmë në Astroworld – ku viktimat varionin nga 9 vjeç deri në 27 – u lënduan ndërsa ai vazhdoi të performonte. Ai po përballet me disa padi dhe ka krijuar një filantropi të quajtur Project Heal që sipas tij është: “për të ndërmerrni veprimet e nevojshme drejt mbështetjes së zgjidhjeve reale që do i bëjnë të gjitha ngjarjet më të sigurta. Unë gjithmonë do të nderoj viktimat e tragjedisë së Astroworld që mbeten në zemrën time përgjithmonë,”
© Panoramaplus.al
