27 Mars, 2018

Transformohet ish-banorja e “Big Brother”-it, ja si duket me pamjen e re


Që kur mori pjesë në reality show-n “Big Brother Albania”, Xhenin jemi mësuar ta shohim si vajzën zeshkane joshëse.

Por këtë të martë, ajo ka vendosur që të bëjë një ndryshim në pamjen e saj, duke “shkelur” kështu në territorin e biondeve.

Në një foto të re të postuar në rrjetin social “Instagram”, Xheni shihet me flokë të gjatë e të drejtë të lyer me teknikën ombre, çka e bën atë gjysmë bionde.

“Po apo jo?”-shkruan ajo në përshkrimin e fotos, duke kërkuar mendimin e ndjekësve për pamjen e saj të re.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al