31 Tetor, 2018

Transformohet Beyonce, zgjedh këtë këngëtare për të imituar dhe duken identike (FOTO)


Teka yjet e showbiz-it botëror publikuan këtë fundjavë fotot e tyre të “Halloween”-it, këngëtarja e famshme Beyonce zgjodhi pasditen e së martës për të treguar transformimi e saj.

Këtë vit, Beyonce zgjodhi të shndërrohej si diva e muzikës, Toni Braxton. E as kësaj here, diva e muzikës nuk gaboi në zgjedhje, teksa dukej një kopje identike e Braxton, nga albumi i saj “Another Sad Love Song”.

Në fotografitë e publikuara në profilin e saj në “Instagram”, Beyonce shfaqet teksa mban në kokë paruken e zezë me flokë të shkurtra, xhaketën e zezë të lëkurës dhe një kanotiere të bardhë.

“Duke dërguar shumë dashuri dhe adhurim tek legjendat e vërteta. Faleminderit për hitet e panumërta. Zëri yt, bukuria jote, vargjet dhe talenti yt janë një thesar. Do të të dua gjithmonë. Gëzuar Halloween-in Mbretër dhe Mbretëresha”, shkruan bashkëngjitur fotove Beyonce.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al