Edhe pse tashmë kanë kaluar rreth 6 vite, gjithsesi, ata që e kanë ndjekur “Big Brother 3”, me siguri, e kanë në memorien e tyre një nga lojtaret më interesante të atij edicioni, Oltën.

Si gjithmonë, brenda një roli të caktuar, Olta, vajza brune 22-vjeçare dhe shumë seksi, ishte caktuar të bënte vajzën e keqe, atë që hynte mes çiftit. Asokohe, shqiptarët bënin tifo për çiftin Erion – Bertina, ndërkohë që Olta përpiqej të joshte Erionin dhe të ndante çiftin.
E sakrifikoi veten në një farë mënyre pasi ngjalli goxha polemika, madje edhe urrejtje, por Olta, një vajzë shumë e shkathët e kaloi çdo gjë me sportivitet. Asokohe mund të jepje opinione të ndryshme për Oltën, por për pamjen, të gjithë binim dakord që ishte shumë e bukur.

Elegante, brune dhe me një gjoks të bëshëm, Olta ishte shumë yll. Por tani që kanë kaluar vite, ajo pamje nuk ekziston më. Siç e keni parë edhe vetë në rrjete sociale apo ekran, Olta është bërë bionde dhe tashmë është transformuar plotësisht në një super femër me më shumë sharm se më parë.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
