Art Kurti, aktori gjakovar që së fundi u angazhua si këshilltar në kabinetin e kryetarit të Komunës së Gjakovës, dyshohet se u vetëvra.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express se po heton rrethanat për vetëvrasje, në rastin e aktorit nga Gjakova, i cili u gjet i vdekur me një plumb në kokë në një veturë në fshatin Goden, në periferi të qytetit.
“Dyshimet e para çojnë në dyshime për vetëvrasje. Në veturë është gjetur vetëm një armë dhe viktima ka pasur një fishek të shkrepur në kokë”, ka thënë për Express Kristë Gjoka, komandat i policisë në Gjakovë.

Vetura në të cilën është gjetur i vrarë Art Kurti, këshilltar për rini në kabinetin e kryetari të Komunës së Gjakovës, ka qenë e një shoku të tij.
Të afërm me aktorin kanë rrëfyer për Gazetën Express se i riu gjatë kohëve të fundit ka shfaqur shenja depresioni, sikurse ka folur edhe për probleme personale.
Detajet/ Shqiptari i vdekur në makinë, person i njohur. Edhe aktor, ja seriali ku luante
Personi qe u gjet i pajete ne makine ne rrugën Gjakovë-Goden është identifikuar si shtetasi Art Kurti, person i njohur ne Gjakove, por edhe aktori i një seriali te njohur shqiptar.

Policia e Kosovës dhënë njoftimin zyrtar rreth vdekjes së aktorit Art Kurti, i cili u gjet i vdekur sot në Gjakovë.
“Viktimë e këtij rasti është personi me inicialet A. K i lindur 1995 nga Gjakova, zyrtar komunal në komunën e Gjakovës”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Gazeta Express. Bëhet e ditur se pranë trupit të vdekurn të aktorit, i cili ishte edhe këshilltar për të rinjtë në kabinetin e kryetarit të komunës, u gjet një armë.
“Policia ka ndërmarre të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri – pistoletë me të cilën dyshohet që është kryer vepra. Trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi dhe presim konstatimet e të gjitha provave në vendin e ngjarjes”.
Tribuna Channel raportoi me heret se viktime ishte Art Kurtin, kryetar i të rinjve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, i njohur edhe si “gjakovari” në serialin “O sa mirë”. I ndjeri në të kaluarën po ashtu ka qenë edhe ish-kameraman i “Tribuna Media Grup”.
“Patrullat policore me të gjitha njësitë menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi që ishte në automjet ishte pa shenja jete”.“Policia në bashkëpunim me prokurorinë Themelore në Gjakovë po hetojnë rastin”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës. /klankosova
© Panoramaplus.al
