Familja e një ndër portierëve më të mirë të përfaqësueses spanjolle ndër vite, Santiago Kanizares, është tronditur ditën e sotme.

Djali 5-vjecari i ish-portierit është ndarë nga jeta, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë, nga e cila ai vuante prej kohësh. Kanizares ka gjetur forcat për të lajmëruar gjithë miqtë e tij për lajmin tragjik përmes një postimi në “Twitter”.

“Djali im Santi vdiq, mendoj se më takon mua t’ua them, në shenjë mirënjohjeje për të gjitha mesazhet mbështetëse dhe ngrohtësie që kam marrë gjatë këtyre muajve. U nis i rrethuar nga paqja, dhe duke e përmbushur misionin e tij gjatë këtyre 5 viteve që na shoqëroi”, shkroi Kanizares në “Twitter”.

Shumë persona të famshëm të lidhur me sportin në Spanjë kanë ngushëlluar portierin e madh. Kanizares ka luajtur me Realin e Madridit, por shkëlqimin më të madh e pati me Valencian. Ai ka luajtur gjithashtu 46 ndeshje me përfaqësuesen spanjolle.
© Panoramaplus.al
