28 Dhjetor, 2019

Tragjike, motra e këngëtarit George Michael vdes 3 vite pas tij, në të njëjtën ditë


Motra e George Michael u gjet e vdekur Ditën e Krishtlindjes, ekzaktësisht tre vite pas vdekjes së këngëtarit.

George u nda nga jeta në Ditën e Krishtlindjes në vitin 2016.

Policia njoftoi dje se Melanie Panayiotou u gjet e vdekur nga motra e saj më e madhe Yioda në shtëpinë e saj në Hampstead të mërkurën.

55-vjeçarja ishte zhvendosur për të jetuar në shtëpinë 6.2 milionë dollarëshe, e cila më përpara i përkiste Michael, pasi ai bleu një rezidencë në Highgate aty pranë.

Këngëtari i famshëm u gjet i vdekur nga i dashuri i tij Fadi Fawaz në shtëpinë e tij luksoze në Goring në Ditën e Krishtlindjeve në 2016.

Ai vdiq nga sëmundja e zemrës dhe mëlçisë.

Fawaz më vonë nisi një luftë juridike për marrjen e një pjese të pasurisë së tij.

As Melanie dhe as Yioda nuk kanë punuar kurrë, George u kujdes për to që të jetonin një jetë të mirë.

Pas vdekjes së nënës së tyre në vitin 1997 të dyja motrat u përkushtuan shumë ndaj vëllait George.

 

© Panoramaplus.al