Këngëtari i njohur, Sam Jayne ka ndërruar jetë në moshën 46 vjeçare.
Lideri i grupit ‘Love As Laughter’ u pa për herë të fundit në 6 dhjetor, ndërsa kontaktin e fundit e kishte më 7 dhjetor.
Raportohet se këngëtari u gjet pa shenja jetë në makinën e tij, ndërsa sipas hetimeve paraprake nuk rezulton ndonjë shenjë krimi.
Shoku i tij i grupit konfirmoi lajmin e vdekjes, pasi u ngrit një fushatë kërkimi për Jayne në rrjetet sociale.
‘Kërkimi për Sam Jayne ka përfunduar dhe zemrat tona janë thyer,’– shkroi Zeke Howard në Instagram. ‘Sami jonë i dashur nuk është më me ne, por impakti i tij do të vazhdojë. Ju lutem respektoni privatësinë e familjes gjatë kësaj periudhe. Më shumë informacione do bëhet të ditura. Ju lutem kini durim ndërsa ne vajtojmë për këtë humbje.’
Para se të themelonte Love As Laughter, Jayne ishte frontman dhe bashkëthemeluese e grupi Lync.
Lync lëshoi albumin ‘These Are Not Fall Colors’ në 1994 para se të shpërndahej të njëjtin vit.
Jayne lëshoi një numër albumesh me grupin ‘Ëith Love And Laughter’, i fundit ishte Holy në 2008.
Ndërsa kënga e tyre e fundit u publikua në vitin 2015.



