Aktori amerikan Eddie Hassell është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Teksas mëngjesin e së dielës.
30 vjeçari ishte i njohur për rolin e tij në filmin e nominuar për Oskar 2010, “The Kids Are All Right”, dhe shfaqjen televizive “Surface” të NBC.
Aktori i njohur u qëllua jashtë banesës së të dashurës së tij në periferi të Dallas dhe ndërroi jetë në spital.
Sipas TMZ, Eddie Hassell u qëllua në stomak dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Ndërsa nuk dihet ende motivi i ngjarjes.
Nga hetimet paraprake dyshohet se aktori u vra gjatë një tentative për grabitjen e makinës.




