Ndaj ish yllit të K-pop, Seungri janë ngritur padi për prostitucion dhe kumar. Padia vjen një vit pasi dolën në dritë për herë parë akuzat ndaj tij për abuzim seksual që tronditën industrinë e argëtimit të Koresë së Jugut.

Ish këngëtari i grupit Big Bang u akuzua për organizim prostitucioni, lojërave të fatit dhe tregtisë së paligjshme të valutave të huaja, raporton CNN.
29-vjeçari emri i vërtetë i së cilit është Lee Seung-hyun, ishte një nga yjet më të mëdhenj të K-pop para largimit në mënyrë dramatike nga industrinë e argëtimit në mars të vitit të kaluar pas nisjes së hetimeve.
“Unë thjesht nuk mund të duroj dot ti shkaktoj dëme të mëtejshme njerëzve përreth meje, ndërsa urrehen dhe kritikohen nga publiku dhe trajtohen si armik i një kombi gjatë hetimit,”– shkroi ai në një postim në Instagram në atë kohë.
Aktakuza ndaj këngëtarit është zhvillimi i fundit në të ashtuquajturin skandali i “Burning Sun”, një klub nate në lagjen Gangnam.
Seungri ishte në bordin e klubit të natës dhe mbikëqyri publicitetin e saj.
Po sipas policisë, Burning Sun ishte një vend ku jepej ryshfet, ushtrohej dhunë ndaj klientëve, siguroheshin prostituta për VIP-at, përdhunime, trafik droge dhe përdorim droge.
Shumë gra pretenduan se u sulmuan dhe droguan në klubet e natës.
Që pas ngritjeve të akuzave Burning Sun është mbyllur.
Gjatë hetimit policia zbuloi një bisedë në një grup chati online ku ishin shpërndarë video të grave të filmuara pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre.
© Panoramaplus.al

