Lidhjet dhe ndarjet kanë qenë mjaft frekuente për të famshmit shqiptar përgjatë vitit 2017-të. Martesa të bujshme, lidhje të zhurmshme, ndarje të paparashikuara, inate , xhelozi, tradhti ; të gjitha ndarjet e VIP-ave të ndodhura në harkun kohor të një viti vijnë të përmbledhura më poshtë nga Panorama Plus.
Era Istrefi dhe Fatoni
Për ta u tha se u ndanë për hir të punës, pasi i dashuri i saj, njëkohësisht dhe menaxher, ka qenë kundër bashkëpunimit të Erës me French Montana.

Bora Zemani dhe Vin Veli
Vetëm pak kohë më parë në një intervsitë në emisionin e pasdites ‘’Rudina’’ DJ i njohur pranoi ndarjen duke thënë se punët e tyre nuk u lejonin mundësi të rrinin shumë bashkë dhe kështu morën vendimin e ndarjes. Ai u shporeh se janë miq të mirë dhe bashkarisht kujdesen për interesat e djalit të tyre 2-vjeçar

Jonida Maliqi dhe Gent Prizreni
Ata u ndanë pas 17 vitesh martesë. Marrëdhënia e tyre nuk ka qenë asnjëherë publike për ndjekësit e shumtë që fashionistja ka, ndaj daljet në publik kanë qenë të rralla. Kujtojmë se të dy janë prindërit e një djali, Dan.

Klaudia Pepa dhe Albi Nako
Edhe këta duken si një çift që u nda për shkak të angazhimeve të karrierës. Lajmi i ndarjes zyrtre u konfirmua në muajin qershor, megjithëse thashethemet kishin marr dhenë që më herët. Sot kanë një marrëdhënie të mrë miqësie, ku Albi i komenton dhe shkruan shpesh në rrjetet sociale.

Hueyda el Saied
Një prej ndarjeve më të përfolura këtë vit qe ajo e Hueyda el Saied, e cila foli hapur për tradhtinë nga ana e partnerit, me të cilin ka edhe një djalë 3-vjeçar.Ndarja ngjau 6 muaj më parë, por në nëntor El Saied e pranoi publikisht në “Top Show”. E fotografuar së fundmi me një mashkull tjetër duket se ajo e ka lënë pas historinë me babain e Gabrielit. /Panorama Plus/


