Ndërsa bashkëshorti i saj, Justin Bieber, po përballet me probleme të ndryshme të shëndetit mendor, Hailey Bieber duket se po e humbet durimin.

Me anë të një postimi në Instagram, modelja ka treguar se mes këtyre trazirash po vazhdon të jetojë jetën e saj.
Hailey ka postuar një foto, në të cilën shfaqet e zhveshur totalisht dhe mban veshur vetëm një palë pantallona të shkurtra.

Ajo e kompletoi pamjen me syze dielli të zeza, ndërsa mbante në dorë një pije. Në mbishkrimin që shoqëronte postimin, Hailey Bieber shkroi: “Për shëndetin tonë”.
Hailey Bieber thuhet se është e lodhur nga sjellja e çrregullt dhe e paparashikueshme e bashkëshortit të saj, Justin Bieber. Në muajt e fundit, këngëtari i famshëm ka shkaktuar shqetësim me postimet e tij enigmatike dhe shpërthimet publike.
Megjithatë, pasuria e çiftit, e cila vlerësohet në 350 milionë dollarë, dhe djali i tyre tetëmujor, Jack, po i bëjnë të vështira çdo plan divorci, zbulon Radar Online.
Edhe pse thashethemet për martesën e modeles 28-vjeçare dhe këngëtarit 31-vjeçar kanë qarkulluar prej muajsh, burime pranë tyre thonë se Hailey Bieber po mendon t’i japë fund gjërave, veçanërisht pas incidentit më të fundit.
Më 29 mars, këngëtari bëri një transmetim live në Instagram, ku u shfaq i çorientuar, duke tundur ngadalë kokën në ritmin e muzikës.
Fansat e tij ishin të shqetësuar për pamjen e tij të dobët, ndërsa disa të tjerë pyesnin veten nëse ai ishte nën ndikimin e drogës. Kjo video live ishte vetëm një nga shumë video shqetësuese që burri i saj ka postuar javët e fundit.
© Panoramaplus.al
