18 Dhjetor, 2020

Tom Cruise po shijon në fshehtësi romancën me kolegen e tij 20 vite më të re


Tom Cruise po del fshehurazi me aktoren britanike, Hayley Atwell, e cila është kolegia e tij në filmin “Mission: Impossible”.

tom cruise (3)

Gjatë xhirimeve të filmit, duket se dyshja është afruar shumë me njëri-tjetrin, raporton “The Sun”.

Çifti u panë të kapur për dore në publik, teksa po ecnin në Londër, duke nxitur spekulimet se do ta pranojnë së shpejti romancën e tyre.

Thuhet se aktori 58-vjeçar dhe kolegia e tij 38-vjeçare janë të pandashëm që nga dita e parë që janë njohur bashkë.

tom cruise (2)

Izolimi dhe gjithë vështirësitë e tjera që erdhën me të, i kanë afruar ata akoma më shumë me njëri-tjetrin dhe janë bërë të pandashëm. Ata janë takuar bashkë për shumë orë dhe ajo ka qenë në shtëpinë e tij në Londër. Ata shkojnë shumë bashkë dhe duken shumë të lumtur”,- thanë burime pranë aktorëve.

tom cruise (1)

Tom nuk është përfolur për ndonjë romancë që nga divorci me ish-bashkëshorten e tij, Katie Holmes, në vitin 2018, ndërsa Hayley thuhet se është ndarë nga ish-partneri i saj në fillim të këtij viti.

tom cruise (2)

Ditët e fundit, aktori ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi shpërtheu në të bërtitura dhe kërcënime ndaj stafit të tij, për shkak se nuk respektuan protokollin e Covid-19.

tom cruise23

Pasi i paralajmëroi se do t’i pushonte nga puna, pesë prej anëtarëve të stafit dhanë dorëheqjen ditën e djeshme.

tom cruise (5)

“Mission Impossible 7” po xhirohet këto ditë në Londër, ndërsa më herët ishin në Venecia.

© Panoramaplus.al