26 Nëntor, 2020

Tom Cruise i shpëton për pak aksidentit, çfarë i ndodhi aktorit gjatë xhirimeve të filmit të ri


Tom Cruise ka pësuar një aksident me makinë gjatë xhirimeve të skenave të filmit Mission Impossible 7 në Romë të Italisë.

Teksa po xhironte një skenë ndjekje në qendrën e qytetit, makina e tij e verdhë, tip Fiat 500, goditi një tullë në kalldrëm dhe gati sa nuk u përmbys.

58-vjeçari arriti të dilte i sigurt nga makina ku ishte rrethuar nga anëtarët e ekipit, ndërsa mbante në fytyrë një maskë të zezë.

Ndërkohë në makinë së bashku me aktorin ishte edhe kolegia e tij, që do luajnë bashkë në film, Hayley Atwell.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al