17 Shkurt, 2025

Tom Cruise Ana de Armas në në një romancë dashurie? Detaji që zgjoi dyshimet për një lidhje mes tyre


Tom Cruise dhe Ana de Armas kanë ndezur thashethemet se ata mund të jenë çift pasi u panë nën shoqërinë e njeri-tjetrit një natë në Soho të Londrës në ditën e Shën Valentinit.

Sipas Daily Mail, ylli dhe aktorja janë fotografuar më 13 shkurt, pas darkës në zonën e famshme Square Mile. Të dy nuk kanë nguruar të bëjnë foto me fansat e tyre dhe të bisedojnë me ta për disa minuta, përpara se të hipin në taksi. Dyshja janë parë në humor të mirë, duke u buzëqeshur ngrohtësisht kalimtarëve që i njihnin.

Ana de Armas ka shprehur edhe më parë admirimin e saj për Tom Cruise, duke folur për USA Today për kërkesat e skenave të aksionit në filmin “Ghosted”, ku ka punuar me Chris Evans.

Është kërkuese, është e dhimbshme dhe trupi të dhemb kudo, por në të njëjtën kohë është shumë kënaqësi kur e sheh veten duke u përmirësuar. Plus, është argëtuese.”

Mirëpo, aktorja e kishte pranuar se ende nuk është në nivelin e Tom Cruise kur bëhet fjalë për skenat e rrezikshme.

“Unë nuk jam ende në nivelin e Tom Cruise, por tani e vlerësoj 100% atë që ai bën dhe e kuptoj plotësisht pse e bën atë. Ai është vërtet mbresëlënës ”, është shprehur aktorja.

Marrëdhënia e tyre duket se është e ngushtë, pasi në dhjetor janë parë duke shijuar sërish darkën së bashku. Së fundmi, sipas Daily Mail, Cruz u pa duke shoqëruar Ana de Armas në Chiltern Firehouse të Londrës.

© Panoramaplus.al