28 Prill, 2018

Tjetër sukses për Mirela Sulën, nderohet me çmimin prestigjioz në Los Anxhelos


Mirela Sula është vlerësuar me një tjetër çmim mjaft prestigjioz këtë të enjte në Los Anxhelos. Gjatë një eventi të organizuar nga ‘’Diplomats Diversi-Tea Gala’’ asaj i është akorduar ‘’Orbits Award’’, një çmimi i cili vlerëson kontributin që Mirela dhe platforma e saj ‘’Global Woman’’ kanë dhënë kudo nëpër botë për fuqizimin e grave dhe forcimin e pozitës së tyre sociale dhe kulturorë në shoqëri. Komiteti i ‘’Diplomats Diversi-Tea Gala’’ e ka vlerësuar platformën ‘’Global Woman’’ si një lëvizje e cila ka sjell ndryshime në jetën e qindra e mijëra grave kudo në botë që janë bërë pjesë e saja në Europë dhe SHBA.

Çmimi i rëndësisë së lartë mban emrin e Dr. Calvin A. Wilson Orbis , njeriu i cili shëtiste kudo nëpër botë duke eksploruar vende gjeografiko-kulturalisht të ndryshme e duke i ardhur në ndihmë shumë njerëzve anë e mbanë globit, për të ecur në rrugën e prosperitetit, përparimit individual dhe integrimit sa më të volitshëm social.

Edhe platforma e ‘’Global Woman’’ është vlerësuar nga bordi i komitetit si një platformë që ka bërë bashkë njerëz nga anë e kënd globit, që bashkëpunojnë, mësojnë, shkëmbejnë input-e socio-kulturore mes njëri tjetrit për ta bërë botën dhe shoqërinë një vend më të mirë për të jetuar. Vetëm pak kohë më parë ‘’Global Woman’’ lancoi ‘’club-in’’ e saj në Vjenë duke u shtirë kështu zyrtarisht në 14 kryeqendra të botës. Eventi ishte zgjedhur që të mbahej në det të hapur në një jaht. /Diell-online.al/

© Panoramaplus.al