13 Shkurt, 2021

Tjetër skandal në “Për’puthen”, pas fakteve komprometuese Melisa më në fund pranon lidhjen me Andin


Andi Shehi dhe Melisa Lleshi, dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”, prej kohësh po përfliten për një lidhje mes tyre, ndonëse i kanë mohuar këto zëra. Mirëpo, qarkullojnë fakte komprometuese të tyre me veshjet e njëri-tjetrit e në vende të njëjta dhe shumë ndjekës janë të bindur tashmë se çifti janë në krahët e njëri-tjetrit.

Ndërkohë, ditën e djeshme, vetë Melisa i ka hedhur benzinë zjarrit duke publikuar një story në “Instagram”, që ka ngritur shumë pikëpyetje. Ajo ka ndarë me ndjekësit një video teksa po udhëtonte me makinë e në sfond dëgjohej kënga e Leona Lewis, e quajtur “Bleeding Love”.

Siç mund ta kuptoni nga titulli, kënga flet për një dashuri të madhe, shumë të bukur, por me pengesa.

“Por nuk më intereson se çfarë thonë ata/ Jam e dashuruar me ty/ Ata përpiqen të më tërheqin/ Por ata nuk e dinë të vërtetën/ Zemra ime është e gjymtuar sepse unë vazhdoj ta mbyll!”, thuhet në refrenin e kësaj kënge.

Ndërkohë, Melisa ka shkruar thjesht “Nuk më intereson”. Por, me kë të jetë kaq e dashuruar bukuroshja kur sapo ka dalë ‘single’ nga emisioni, pyesin fansat.

Fansat janë të mendimit se dukshëm kjo këngë i dedikohet Andit, nisur edhe ‘skema’ ku ata janë përfshirë dhe kritikat e fansave. Kujtojmë se të dielën e kaluar, në “Për’puthen Prime” Melisa lajmëroi largimin nga emisioni. Megjithatë, ajo u rikthye sërish, këtë herë në vendin e moderatores, pasi Bora Zemani rezultoi pozitive me Covid-19.

Dyshimet se ajo dhe Andi jo vetëm që janë të lidhur, por edhe bashkëjetojnë, erdhën pas thashethemeve që kur ishin në program, se ata kishin kryer marrëdhënie. Puntata e parë e “Për’puthen Prime” u shoqërua pikërisht me debate të nxehta mes Fatjonit dhe Melisës.

Ajo tregoi se ka biseduar në telefon me Fatjonin dhe ky i fundit e ka akuzuar se kishte kryer marrëdhënie me një tjetër konkurrent të emisionit. Mirëpo, Fatjoni refuzoi të tregonte emrin, pavarësisht këmbënguljes së moderatores Bora Zemani dhe opinionistit të njohur, Arjan Konomi.

Sipas mediave, akuzat e Fatjonit qëndrojnë dhe bëhet fjalë për Andin, me të cilin Melisa ka pasur marrëdhënie. Në rrjet nisi të qarkullonte dhe një foto ku shiheshin Melisa dhe Andi, teksa ishin duke hipur bashkë në një makinë.

Në emisionin e së dielës në “Përputhen” prime ishte Fatjoni që tha për Melisën se ka kryer marrëdhënie me një prej djemve të “Përputhen”. Fillimisht, ai hodhi aludime për Mevlanin dhe Andin, që më pas e saktësoi se bëhej fjalë për Andin. Komentuesit e quajtën këtë një tradhti të tij ndaj Teas, pasi ky skandal ndodhi kur ai e deklaroi Tean si nusen e tij. Por më vonë dolën fotot e Teas me një ish-lojtar, Beartin nga Kosova.

Kështu, paskandalit të parë Andi-Tea-Beart, në “Përputhen” plas skandali i dytë i lidhjes Andi dhe Melisa. Thuhej që Melisa dhe Andi kaluan natën bashkë në Kosovë, nga ku ishte shkrepur edhe një foto. Pas atyre fotove, Andi dhe Tea treguan se ishin bashkë, një lidhje fake, që doli zbuluar pas skandalit të madh.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al