Mbrëmjen e djeshme në Londër është zhvilluar “The Global Awards”, një nga evenimentet më të rëndësishëm të muzikës.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin artistë të famshëm, e një prej tyre edhe shqiptarja Rita Ora.
Kjo e fundit mori çmimin “Best pop”, në të cilin ishte e nominuar bashkë me Liam Payne, Little Mix, Shawn Mendes dhe Charlie Puth.

Këngëtarja 27-vjeçare performoi hitet e saj “Anywhere”, “Your song” si dhe “For You” me Liam Payne.
Pas marrjes së çmimit, Rita ka bërë postime të shumta në rrjetin social “Instagram”, ku shprehte emocionet e saj.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
