Sezoni i ri televiziv mesa duket do të nisë me shumë ndryshime në televizionet kryesore në vendin tonë. Ka disa kohë që në media po diskutohen gjatë lëvizjet e disa prej prezantuesve dhe gazetarëve të njohur.

Kujtojmë se më i fundit ishte Turjan Hyska i cili së bashku me trupën e aktorëve të “Apartamentit 2 Xl” braktisën “Vizion Plus” dhe nga shtatori do të fillojnë emisionin e tyre në “Tv Klan”.
E mesa duket ky nuk është largimi i vetëm nga |Vizion Plus| pasi përpara disa ditësh qarkulloi lajmi që edhe Agron Llakaj pritet që sezonin tjetër të fillojë në |Top Channel|, por kjo gjë nuk është konfirmuar ende.

Ditën e sotme është mësuar një largim tjetër nga ky televizion, pasi sipas burimeve pranë ‘Blitz.al’ është mësuar se prezantuesja e njohur Anila Çela e cila prej vitesh prezanton emisionin ‘Vizioni i Pasdites’ do të zhvendoset në Top Channel.

Sipas informacioneve gazetarja e njohur do të zëvendësoj Juli Kristafin në ‘Pasdite në Top Channel’.
© Panoramaplus.al
