7 Maj, 2018

Tjetër këngë nga Bleona Qereti, ja veshja e saj seksi që do ketë në klip


Pas “Wicked love”, këngëtarja shqiptare Bleona Qereti është duke përgatitur një tjetër këngë të re.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo ditën e sotme, teksa ka postuar një fotografi në “Instagram”, ku tregon një nga veshjet që do të shfaqet në klip.

E sigurisht që detaji “ekstravagant” nuk do të mungojë as këtë herë. Edhe pse shpesh është kritikuar për ekstravagancën e tepruar që e karakterizon në veshje, kjo për Bleonën nuk përbën aspak problem dhe vazhdon ta përsërisë.

Në foton e publikuar në rrjetet sociale ajo shfaqet e veshur me lëkurë me shkëlqim që e bën të duket më seksi se kurrë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al