Këtë fundjavë, çifti shumë i komentuar i showbiz-it shqiptar Elita Rudi dhe Gjiko, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Dita ditës, moderatorja e njohur zbulon nga një detaj të ri për të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Fillimisht tregoi pajën, pastaj këpucët dhe ftesën. E tani e ka radhën pikërisht fustani i nusërisë.

Elita ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” një foto ku shihet e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë, të cilin e ka zgjedhur me stil princeshe, të fryrë, me bisht dhe me xixa gri.

“2”, shkruan Elida Rudi duke treguar se edhe pak ditë kanë ngelur nga dasma e saj me reperin Gjiko.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
