Një martohet dhe njërit i digjet shtëpia. Është përfshirë nga flakët një apartament në zonën e Yzberishtit në Tiranë, por fatmirësisht pa dëme serioze.
Banorët e lagjes kanë thënë që shkak për zjarrin janë bërë fishekzjarrët e hedhura nga një familjarët e një banese aty pranë që këtë të dielë martuan djalin. Fishekzjarrët janë një mënyrë për të festuar, por me sa duket edhe për t’i vënë flakën literalisht fqinjëve.
© Panoramaplus.al

