Alessandra Balloni është modelja e famshme italiane, e cila është mjaft e njohur edhe si një ndër tifozet e zjarrta të skuadrës së Serisë A, Juventusit.

Kur bardhezinjtë fituan titullin e 7 radhazi në Serinë A të dielën mbrëma, festa nisi edhe për modelen seksi.

“Kampionë të Italisë jemi sërish ne. Nuk është e thjeshtë të jesh sërish në Romë pas 4-ditësh dhe të fitosh edhe titullin e dytë të sezonit”, shkruante Balloni, duke postuar edhe foto të saj me bluzën e Dybalës.

Ndërkohë Alessandra njihet si një nga modelet më seksi në Itali dhe përfundon shpesh në kopertinat e revistave të modës, pasi preferohet për reklamimin e të brendshmeve.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
