Duket se Tian do të ndjekë hapat e nënës së tij, të këngëtares së njohur Tuna Sejdiu.

Së fundmi, këngëtarja ka postuar në Instagram disa video, në të cilat dëgjohet në sfond zëri i vogëlushit teksa këndon.

Në fillim, Tian këndon “Baby Shark” që është një nga këngët më të preferuara të fëmijëve.

Fill pas kësaj, Tiani fillon të këndojë “Krejt mu kan përzi”, që është një ndër hitit e nënës së tij.
Tian nuk arrin t’i shqiptojë ende mirë fjalët dhe kjo e ka bërë Tunën të qeshë.
Tian është fryt i dashurisë së Tunës dhe Patris Berishës, i cili i përket po ashtu fushës së muzikës, pasi vjen nga një familje muzikantësh.

Ai punon si instrumentist, ndërkohë që edhe vëllai i tij, Robert Berisha është këngëtar, prandaj nuk është çudi që edhe Tian të ndjekë hapat e tyre.



