7 Nëntor, 2020

“Ti s’je burrë”- Melisa Lleshi debaton ashpër që në hyrjen e parë në “Përputhen”, Elvisi: Të të merrja në konsideratë…


Ditën e djeshme, në emisionin “Përputhen”, pati një tjetër hyrje të re.

melisa lleshi elvis (3)

Melisa Lleshi vendosi të bënte një hyrje ndryshe, duke kërcyer në një mënyrë shumë sensuale.

melisa lleshi elvis (2)

Ajo gjithashtu ka mbaruar studimet në mjekësi dhe dëshiron që të bëhet pjesë edhe e muzikës në të ardhmen.

melisa lleshi elvis (1)

Melisa nuk e fshehu pëlqimin për Fatjon Kuqarin, duke e ftuar kështu në një takim 4 minutësh në studio.

ana lleshi fatjon kuqari beart (8)

Por, ajo deklaroi se nuk do të dilte kurrë në takim me Elvisin, për shkak të mënyrës si u soll pas largimit të Shqipe Hysenajt (refuzoi të transmetohej takimi që kishte bvërë një ditë më parë me të).

shqipe

Pjesë nga debati:

melisa lleshi elvis (1)

Melisa Lleshi: Me Elvisin nuk do dal kurrë, nuk e përshëndeta ndoshta u tregova shumë e pasjellshme. Nuk më pëlqejnë personat që nuk janë burrëror.

Elvis: Ku është rënia e burrërisë?

Melisa Lleshi: Kur mohove takimin e Shqipes. Unë shoh Elvisin, si publik kam parë vajzat dhe djemtë, Shqipja përveç rastit të fundit që u skandalizua pak, nuk ishte hera e parë që dilte nga vetja. Po ti si unë dhe të gjithë tjerët e kemi parë ‘PërPuthen’, ty që të skandalizoi si karakter, duhet ta kishe parë më para.

Elvis: Nuk është burrëri, por të kesh standarde për veten. Unë gjëra të tilla nuk i pranoj. Nuk i toleroj dot këto gjëra. Nuk është burrëri t’i shkosh pas dikujt. Kur nuk jam unë i tillë, pse duhet të pranoj partneren time të jetë kështu?!

Melisa Lleshi: Për mua s’je burrë, as për bukuri, as për sjellje, as për karakter e as për inteligjencë.

Elvis: Të të merrja në konsideratë ta ndryshoja unë mendimin me sekonda, por s’të marr në konsideratë.

© Panoramaplus.al