“Katy Perry ka folur hapur për shëndetin e saj mendor mes pandemisë së koronavirusit.

Ylli i muzikës pop, e cila është shtatzënë, reflektoi mbi gjendjen e saj shpirtërore gjatë krizës globale të martën.
Në një postim në Twitter ajo shkroi: “Ndonjëherë nuk e di çfarë është më keq shmagia e infektimit me koronavirus apo valët e depresionit që vijnë me këtë të re normë.”
Dhe ndjekësit e saj në rrjetin social kanë qenë dakord me fjalët e Katy, dhe i shkruajtën: “Jam dakord.”

Ndërsa shumë të tjerë i shprehën mbështetjen e tyre, duke i treguar dashurinë.
Postimi i saj erdhi disa ditë pasi këngëtarja dha ndihmën në luftën ndaj COVID 19.
Ajo zhvilloi një koncert të shtunën për të mbledhur para për fondin e OBSH.
Katy Perry është shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të parë me aktorin Orlando Bloom.
Këngëtarja njoftoi lajmin në video e fundit të saj muzikore ku u shfaq shtatzënë.
/Panoramaplus.al


