Ish-partnerja e futbollistit shqiptar, Mërgim Berisha, Vesa Vllasaliu së fundmi ka ndarë me ndjekësit disa mesazhe ofenduese të tezes së banores së “Big Brother VIP Kosova” Santiana Maloku.

Së fundmi modelja postoi në InstaStory disa foto të mesazheve që i kishte dërguara gruaja, e cila teksa e ka ofenduar keq modelen është shprehur shumë e zhgënjyer nga ajo.
“Vesa më ke pëlqyer në ‘BBVK’ më je dukur e mirë por ti qenke jo naive por paske shkuar atje vetëm për të treguar se çfarë të ka bërë shoqja, ti qenke një idiote. Si kanë shkruar në komente mirë për ty? Ti përveç thashethemeve asgjë tjetër nuk dije të bëje.”- ka shkruar tezja e Santianës.

Sipas saj Vesa nuk është aq naive sa është dukur në “Big Brother Vip Kosova”, pasi ajo e komenton negativisht Santianën në çdo vend.
“Vesa në çdo vend po e komenton Santianën, është turp për ty edhe unë që merrem me ty vec me fol keq e ma keq për ty sikur unë të kam komentuar për lidhjen tënde me…”- vazhdoi ajo.

Ndërkohë Vesa pas mesazheve ka publikuar një foto me familjen e saj teksa krahas ka shkruar: “Faleminderit që nuk jeni aq budallenj si njerëzit e tjerë që ju shkruajnë banorëve.”


