28 Dhjetor, 2024

“Ti po tall atë që s’thuhet?”- Gazetarja bëhet “mollë sherri” për romancën e re në Big Brother Vip! Banorja: Mos më bëj shtrigë, nuk kam ardhur këtu për…


Dy nga banorët e Big Brother VIP Albania, Loredana dhe Jozi duket se po përfshihen në një romancë. Mëngjesin e sotëm (28 dhjetor) dyshja e kanë nisur ditën ëmbël teksa kanë shkëmbyer përqafime dhe puthje me njëri-tjetrin.

Mirëpo pa u krijuar akoma diçka e mirëfilltë kanë filluar edhe xhelozitë e para mes tyre.

Pasi Jozi dhe gazetarja Valbona Mhilli kanë shfaqur një afrimitët shoqëror me njëri-tjeëtrin, Loredana është ndjerë keq.

Kjo ka sjellë një debat mes Jozit dhe Valbonës teksa banori i ka kërkuar ta ndhmojë dhe mos bëhet shkak që Loredana të ndihet keq.

Pjesë nga biseda:

Jozi: Kam nevojë për ndihmën tënde kur duhet bum bum

Valbona: Mua shtrigë në këtë lloj situate mos më shti

Jozi: Jo s’ka lidhje ç’punë ke me shtrigën ti? Ti duhet me qenë ajo që më ndihmon.

Valbona: Ajo që të ndihmon? Po çfarë kam qenë unë deri tani? Mos mos më shti në  një trekësh që nuk egziston. Jo për lojë.

Jozi: Jo për lojë por mos ja prish qejfin

Valbona: Po s’po ja prish mo

Debati ka agravuar akoma më shumë kur Jozi i ka kërkuar Valbonës t’i tregojë Loredanës që ata skanë gjë.

Pasi gazetarja e ka pyetur konkurrentin nëse ka diçka me të më shumë sesa miqësi dhe ai i është përgjigjur me jo, Valbona i ka thënë “Epo s’kam ardhur t’i tregoj ndokujt gjë.

“Ti po tall atë që s’thuhet, ore zotëri ti ke dicka të tillë përveç miqësisë me mua,” i tha Valbona Jozit e ndërsa ky i fundit i tha: Jo, ti je shumë në rregull me mua.

© Panoramaplus.al