17 Shkurt, 2021

“Ti po rritesh shpejt”- Vesa Luma uron Pavarësinë e Kosovës me fjalët emocionuese: Unë bija jote, uroj që …


Këngëtarja Vesa Luma ka uruar Pavarësinë e Kosovës në një postim në rrjetet sociale.

Ajo u shpreh se ishte me fat që performoi në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, teksa e kujtoi si “natë të ftohtë e me acar”.

“Urime Pavarësinë Kosova ime! Ti po rritesh shpejt.. ndërsa unë kurrë nuk do ta harroj atë emocion të asaj dite!

Kisha fatin të këndoj në atë nate te ftoftë e me acar- por ngrohtësia, e pesha e ndjenjave te përziera ,te qenurit pjese e historisë tejkaloi çdo gjë!

Unë bija jote, uroj qe ky shpirt rinor i flakte qe i bën balle çdo lufte te te mbaj te re e te freskët përgjithmonë!”- shkroi Vesa Luma.

Ndërsa postimin e shoqëroi me fotot të djalit të saj, Liam, duke parë flamurin e Kosovës.

Këngëtarja prej disa vitesh jeton në Zelandën e Re së bashku me bashkëshortin, Big Basta.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al