Aktorja Egla Ceno me pjesëmarrjes e saj në shtëpinë e “Big Brother VIP” arriti të bëjë në vete një publik të gjerë, votat e të cilit e shpallën fituesen e çmimit të madh prej 100 mijë eurosh.

Së fundmi ajo është surprizuar me një dhuratë nga një ndër fansat e saj.
Bëhet fjalë për një varëse, e cila ishte një shenjë mbështetëse nga fansi i zjarrtë.
“Egla, ti nuk je vetëm”- shkruhet në dy anët e varëses.

Mjaft e gëzuar nga kjo dhuratë, aktorja e ka postuar atë në InstaStory, duke e falënderuar personin në fjalë, megjithëse ajo tregoi se nuk e di se kush është fansi që i bëri këtë surprizë.
“Faleminderit për këtë varëse. Nuk e di kush je, por të falënderoj me zemër. E mora pasi dola nga BBV”– ka shkruar Egla krahas fotove të varëses.


