4 Prill, 2020

“Ti nuk e ‘rruan’ fare për …”- Karantina ‘çmend’ Ermal Mamaqin. Aktori publikon videon dhe u përgjigjet ndjekësve: E keni gabim, ja ç’më detyruat të bëj


Ermal Mamaqi ka ndarë me fansat momentet nga përditshmëria e tij gjatë izolimit. Dhe së fundmi ka publikuar një video ku shihet duke prerë flokët e tij me makinë rroje.

Aktori i njohur i humorit iu drejtua ndjekësve të tij që e kritikuan që nxorri online me pagesë dy filmat e tij.

Me anë të batutave dhe humorit, Ermali tha në video: “Kam lexuar komente që thonë ti Ermal nuk e rruan fare për këto komentet dhe mesazhet. E keni gabim, jo vetëm që e rruaj por shih.”

Më pas, shtoi: “Bëj shaka e kisha për ata që më thonë i kishte flokët shumë keq, ja si do ti mbaj tani.”

Ndërsa në përshkrimin e videos shkroi: “Ja çmë detyruat të bëj… Deri këtu arrita…”

Nuk dihet nëse aktori do i mbajë flokët në ‘modelin’ që i preu apo thjesht po bënte shaka me ndjekësit e tij.

Megjithatë Ermali publikoi edhe një video tjetër ku shfaqet me djalin e tij, ku ka prerë vetëm gjysmën e flokëve.

 

 

View this post on Instagram

 

I Love TROPOJA + 2 Gisht Mjaltë Online link në bio

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on


 

 

 

View this post on Instagram

 

Si shkon Karantina? Dita 41517263110632919

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

© Panoramaplus.al