Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, duket se ka lënë pas periudhën e vështirë pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj dhe ka nisur një kapitull të ri në jetën sentimentale.
Së fundmi, Besi ka ndarë në rrjetet sociale disa momente romantike me partneren e tij të re, duke mos kursyer as dedikimet publike. Në një prej postimeve që ka marrë vëmendje të madhe online, ai shkruan: “Ti ma zbukurove jetën”, ndërsa shfaqet krah vajzës misterioze me të cilën po përflitet prej muajsh.
Prej kohësh në mediat rozë qarkullonin aludime se aktori kishte rigjetur dashurinë pas divorcit të bujshëm me Xhensilën. Madje, më herët ai tërhoqi vëmendje edhe me një tatuazh ku shfaqej emri “Ejona”, çka u interpretua si një konfirmim indirekt i lidhjes së re.
Ndarja mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt ishte një nga historitë më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Çifti, që për vite u konsiderua ndër më të dashurit për publikun dhe janë prindër të dy fëmijëve, konfirmuan divorcin gjatë vitit 2024, pas një periudhe të gjatë spekulimesh në media dhe rrjete sociale.
Pas ndarjes, të dy artistët janë përfolur për lidhje të reja, ndërsa tashmë duket se edhe Besi ka vendosur të mos e fshehë më romancën e re nga ndjekësit e tij.
© Panoramaplus.al

